• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu: Izraeli sulmon një objektiv afër pallatit presidencial në Damask të Sirisë

Netanjahu: Izraeli sulmon një objektiv afër pallatit presidencial në Damask të Sirisë

Jerusalem, 2 maj 2025 (MIA) - Izraeli ka sulmuar një objektiv pranë pallatit presidencial në kryeqytetin Damask, njoftoi kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu. Ai premtoi se do t'i mbrojë anëtarët e komunitetit Druzhë në Siri. 

Për herë të dytë, Izraeli e sulmoi Sirinë brenda pak ditësh. Sulmet pasqyrojnë mosbesimin e thellë të Izraelit ndaj islamistëve sunitë që rrëzuan nga pushteti presidentin sirian Bashar Asad në dhjetor. Këto sulme janë një tjetër sfidë për përpjekjet e presidentit të përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Shira për të vendosur kontrollin mbi vendin problematik. 

"Izraeli kreu një sulm mbrëmë në afërsi të pallatit presidencial në Damask", ka thënë Netanjahu në deklaratën e përbashkët me ministrin e Mbrojtjes, Izrael Kac. "Ky është një mesazh i qartë deri te regjimi sirian: Nuk do të lejojmë forcat (siriane) të vendosen në jug të Damaskut ose të paraqesin ndonjë kërcënim për komunitetin Druzhë”, thuhet në tekst.

"Menjëherë para kësaj, SHBA-ja i dënoi sulmet ndaj Druzhëve në Siri. 

"Dhuna dhe nxitja e fundit për dhunë ndaj anëtarëve të komunitetit Druzhë në Siri është e dënueshme dhe e papranueshme", dekalroi Tami Brus, zëdhënësja e Departamentit të shtetit. Autoritetet e përkohshme duhet të ndalojnë luftimet, të mbahen përgjegjës autorët e dhunës dhe të sigurohet siguria e të gjithë sirianëve", shtoi ai. 

Mbi 100 persona u vranë më herët këtë javë gjatë përleshjeve sektare në Siri. Udhëheqësi fetar më me ndikim Druzhë në Siri e ka kritikuar presidentin e përkohshëm për zhvillimin e një fushate gjenocidale kundër komunitetit Druzhë.

Përleshjet mes Druzhëve dhe Sunitëve në qytetin Xharamana të populluar kryesisht nga Druzhë, shpërtheu të martën për shkak të një regjistrimi audio që fyente profetin Muhamed për të cilin sunitët dyshojnë se e ka bërë një Druzh. Dhuna u përhap më pas në qytetin fqinj të Sanas në periferi të Damaskut. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR