• e diel, 22 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli nuk po shkon drejt luftës civile, janë të nevojshme reformat në gjyqësor

Netanjahu: Izraeli nuk po shkon drejt luftës civile, janë të nevojshme reformat në gjyqësor

 Jerusalem, 1 gusht 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu deklaroi se vendi i tij nuk po shkon drejt luftës civile dhe se janë të nevojshme reformat në gjyqësor.

“Nuk do të ketë luftë civile. Këtë ua garantoj. Kur do të bie pluhuri, njerëzit do të kuptojnë se ishte e nevojshme," tha Netanjahu në një intervistë për televiziv amerikan En-Bi-Si.


Ai shtoi se druajtjet e njerëzve do të zhduket dhe do të shohin se Izraeli është "po aq demokratik sa më parë, nëse jo edhe më demokratik".

 Kryeministri izraelit theksoi se reformat në gjyqësor nuk do t'i dëmtojnë marrëdhëniet e ngushta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, të cilët mbështeten tek Uashingtoni në sektorët ushtarakë, të sigurisë dhe të inteligjencës.

 "Mendoj se marrëdhëniet tona janë të mira. Mendoj se pavarësisht ndryshimeve të qeverive dhe administratave, Izraeli mbetet gjithmonë aleati më i mirë i SHBA-së, ndërsa SHBA një aleat i pazëvendësueshëm i Izraelit", tha Netanjahu.

 Gjykata e Lartë e Izraelit paraprakisht njoftoi se komisioni prej 15 gjyqtarësh në shtator do t'i shqyrtojë peticionet kundër ligjit të miratuar nga qeveria e Netanjahut javën e kaluar, gjë që çoi në protesta masive. Ligji, ndër të tjera, e kufizon fuqinë e Gjykatës së Lartë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR