• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Netanjahu: Izraeli nuk ka qëllim që përgjithmonë ta okupojë Rripin e Gazës

Netanjahu: Izraeli nuk ka qëllim që përgjithmonë ta okupojë Rripin e Gazës

Jerusalem, 11 janar 2024 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përsëriti se Izraeli nuk ka për qëllim që përgjithmonë ta okupojë Rripin e Gazës ose që ta dëbojë popullatën civile nga aty, informon DPA.

"Izraeli lufton kundër terroristëve të Hamasit, e jo kundër popullatës palestineze. Këtë e bëjmë plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare", tha Netanjahu në videoparaqitjen e tij të mbrëmshme.

Marrjet në pyetje fillojnë sot në institucionin më të lartë gjyqësor të OKB-së, Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Aty Afrika e Jugut e padit Izraelin, duke thënë se fushata ushtarake në Rripin e Gazës është në kundërshtim me Konventën e KB-së për gjenocid.

"ID (forcat izraelite) po bëjnë çmos që t'i minimizojnë viktimat në civilë, përderisa Hamasi po bën çmos që të ketë sa më shumë që është e mundur, duke i përdorur civilët palestinezë si mbrojtje e gjallë", tha Netanjahu.

Sipas tij, armata izraelite paralajmëron dhe ju bën thirrje civilëve palestinezë që të largohen nga zonat e luftës, përderisa Hamasi i pengon në këtë. 

"Qëllimi ynë është që t'i pastrojmë terroristët në Gazë nga Hamasi dhe t'i lirojmë pengjet. Pasi që të arrihet kjo, Gaza mund të çmilitarizohet dhe të deradikalizohet", tha ai.

Kryeministri shtoi se kjo do të krijojë "mundësi për të ardhme më të mirë edhe për izraelitët edhe për palestinezët". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR