Netanjahu: Izraeli nuk ia jep sistemin e mbrojtjes Kupola e hekurt Ukrainës
- - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu për "Uollstrit xhurnal" deklaroi se nuk do t'i lejojë SHBA-së të dërgojë sistem të mbrojtjes Kupola e hekurt në Ukrainë.
- Post By Fitore Curri
- 10:29, 29 qershor, 2023

Uashington, 29 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu për "Uollstrit xhurnal" deklaroi se nuk do t'i lejojë SHBA-së të dërgojë sistem të mbrojtjes Kupola e hekurt në Ukrainë.
Sistemi Kupola e hekurt kap raketat me rreze të shkurt veprimi.
Netanjahu theksoi se Izraeli nuk mund të rrezikojë që Rusia të ketë qasje në teknologjinë e sistemit Kupola e hekurt dhe eventualisht të njëjtën t'ia dërgojë Iranit.
Kupola e hekurt financohet nga SHBA-ja, por Izraeli ka të drejtë të vetos për shfrytëzimin e sistemit të mbrojtjes. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s