• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Netanjahu: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të prodhojë armë bërthamore

Netanjahu: Izraeli nuk do të lejojë që Irani të prodhojë armë bërthamore

Jerusalem, 17 prill 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha sot se Izraeli nuk do ta lejojë Iranin të prodhojë armë bërthamore, duke specifikuar se ka kryer veprime të panumërta "të hapura dhe të fshehta" që e kanë frenuar programin bërthamor të Iranit për "gati një dekadë".

Kjo është deklarata e parë e Netanjahut për Iranin që kur administrata e presidentit amerikan Donald Tramp filloi negociatat me Teheranin në një përpjekje për të përfunduar një marrëveshje të re bërthamore iraniane.

"Siç ka deklaruar shumë herë kryeministri - Izraeli nuk do të lejojë që Irani të ketë armë bërthamore", thuhet në komunikatën e zyrës së Netanjahut.

"Kryeministri udhëhoqi veprime të panumërta, të hapura dhe të fshehta, në luftën kundër programit bërthamor iranian, pa të cilin Irani do të kishte sot një arsenal bërthamor. Këto veprime e shtynë programin bërthamor të Iranit për gati një dekadë prapa", shtohet në kumtesë.

Vendet perëndimore, të udhëhequra nga SHBA, dyshojnë se Irani dëshiron të marrë armë bërthamore. Teherani i hedh poshtë këto akuza dhe mbron të drejtën e tij për energji bërthamore për qëllime civile, veçanërisht për energjinë.

Irani dhe SHBA, të cilat nuk kanë pasur marrëdhënie diplomatike që nga viti 1980, zhvilluan bisedimet e tyre të para të shtunën e kaluar, të ndërmjetësuara nga autoritetet e Omanit, mbi programin bërthamor të Iranit.

Takimi i dytë i përfaqësuesve zyrtarë të dy vendeve është planifikuar të shtunën në Romë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR