• e martë, 24 dhjetor 2024

Netanjahu: Izraeli nuk dëshiron ta pushtojë Gazën, por atje duhet të hyjnë "forca bindëse" për të parandaluar kërcënimin ushtarak

Netanjahu: Izraeli nuk dëshiron ta pushtojë Gazën, por atje duhet të hyjnë

Tel Aviv, 10 nëntor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mbrëmë tha se vendi i tij nuk dëshiron të fitojë, pushtojë, ose sundojë Gazën pas luftës me Hamasin, por, nëse është e nevojshme, në enklavën palestineze duhet të hyjnë "forca bindëse" për të parandaluar kërcënimin ushtarak.

Deklaratat e Netanjahut të kësaj jave se Izraeli do të jetë përgjegjës për sigurinë në Gazë, shkaktoi reagim negativ në SHBA, aleati kryesor i Izraelit.

Uashingtoni njoftoi se do të kundërshtojë pushtimin izraelit në Gaza pas luftës, në të cilën Izraeli bën përpjekje ta shkatërrojë udhëheqësinë e Hamasit me bombardime në enklavë, që ndodhi pas sulmit të befasishëm  ndaj Izraelit jugor më 7 tetor në të cilin humbën jetën 1.400 njerëz.

"Ne nuk duam ta fitojmë Gazën, nuk duam ta pushtojmë Gazën dhe nuk duam të sundojmë me Gazën", deklaroi Netanjahu mbrëmë për "Foks njuz".

Ai shtoi se në Gaza duhet të formohet një qeveri civile, por Izraeli do të kujdeset që një si ai i 7 tetorit të mos përsëritet.

"Do të thotë, atje duhet të kemi forca bindëse, të cilat, nëse është e nevojshme, do të hyjnë në Gaza dhe do t'i eliminojnë vrasësit. Kjo do të parandalojë sërish të paraqitet një grup si Hamasi", tha Netanjahu. 

Sipas raporteve të shërbimeve shëndetësore vendase, deri tani në bombardimet izraelite në Gaza kanë humbur jetën mbi 10.800 palestinezë.

Autoritetet amerikane thonë se Autoriteti palestinez, i cili ka fuqi të kufizuar të Bregut Perëndimor, pas luftës duhet të kthehet në Gaza. Hamasi e ndërmori kontrollin ndaj Gazës në vitin 2007.

Zyrtarët e lartë palestinezë, përfshirë edhe Mahmud Abas, thonë se kthimi i Autoritetit Palestinez në Gaza duhet të shoqërohet me një zgjidhje politike që i jep fund pushtimit  izraelit të territorit të pushtuar në luftën e vitit 1967.

Netanjahu shtoi se pas luftës, "Gaza duhet të çmilitarizohet, deradikalizohet dhe rindërtohet". sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR