• e enjte, 27 qershor 2024

Netanjahu: Izraeli ka tre parakushte për vendosje të paqes me palestinezët

Netanjahu: Izraeli ka tre parakushte për vendosje të paqes me palestinezët

Tel Aviv, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka deklaruar se Izraeli ka tre parakushte për vendosje të paqes me palestinezët në Rripin e Gazës. 

"Hamasi duhet të shkatërrohet, Gaza duhet të çmilitarizohet dhe shoqëria palestineze duhet të çradikalizohet", shkroi Netanjahu në tekstin autorial për Uollstrit Xhurnal (Wall Street Journal).

Ai theksoi se SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Gjermania "dhe shumë vende të tjera e mbështesin qëllimin e Izraelit që ta shkatërrojë grupin terrotist".

"Që të arrihet ai qëllim, kapacitetet e saja ushtarake duhet të shkatërrohen dhe t'i jepet fund forcës së saj politike mbi Gazë", shkroi Netanjahu. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR