• e premte, 05 dhjetor 2025

Netanjahu i bëri thirrje Katarit të dëbojë liderët e Hamasit pas sulmit në Doha, MPJ e Katarit menjëherë është përgjigjur

Netanjahu i bëri thirrje Katarit të dëbojë liderët e Hamasit pas sulmit në Doha, MPJ e Katarit menjëherë është përgjigjur

Tel Aviv, 11 shtator 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i bëri thirrje Katarit që t'i dëbojë përfaqësuesit e grupit palestinez Hamas, një ditë pas sulmit ndaj drejtuesve të organizatës islamike në Doha.

Netanjahu tha se sulmet ishin kryer kundër planifikuesve të masakrave të 7 tetorit 2023 në Izrael, të cilat shkaktuan luftën në Gazë. 

"I themi Katarit dhe të gjithë kombeve që strehojnë terroristë: ose do t'i dëboni, ose do t'i sjellini para drejtësisë. Sepse nëse nuk e bëni këtë, ne do ta bëjmë", tha Netanjahu. 

Kryeministri izraelit gjithashtu e akuzoi Katarin se po u ofron liderëve të Hamasit strehim të sigurt, financim dhe vila luksoze.  

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit i dënoi "deklaratat e papërgjegjshme" të Netanjahut. 

Ministri i Punëve të Jashtme  në Doha i quajti komentet e Netanjahahut "kërcënime ekspliciste për dëmtime të ardhshme të sovranitetit të shtetit" dhe i përshkroi ato si "përpjekje të turpshme" për të justifikuar "sulmin qyqar" të Izraelit në kryeqytetin e Katarit të martën.

Ushtria izraelite vrau gjashtë persona në sulmet në një lagje banimi në Doha të martën, duke zemëruar Katarin dhe shkaktuar kritika të rralla nga presidenti amerikan Donald Tramp. 

Në mesin e viktimave ishte edhe djali i Halil al-Haja, personi më me ndikim i lëvizjes jashtë vendit, si dhe kreu i kabinetit të tij. Al-Haja, i cili udhëhoqi delegacionin e Hamasit në bisedimet për armëpushim, ka mbijetuar, njoftoi grupi. 

Sulmi shkaktoi dënime ndërkombëtare nga shtetet arabe, Kina dhe liderët evropian. 

Por Izraeli e forcoi pozitën e tij, ku ministri i Mbrojtes Israel Kac, dje në X shktoi se "politikat e sigurisë së vendit janë të qarta", raporton DPA. 

Kac përsëri e kërcënoi Hamasin për shkatërrim dhe paralajmëroi se Rripi i Gazës do të rrënohet derisa militantët nuk i pranojnë kushtet e Izraelit për përfundimin e luftës. 

Izraeli para se gjithash kërkon lirimin e të gjitha pengjeve dhe çarmatosjen e Hamasit. 

Katari, së bashku me Egjiptin dhe SHBA-në, pothuajse dy vite ndërmjetëson mes Hamasit dhe Izraelit në konfliktin e Gazës. Bisedimet për armëpushim janë në bllokim prej muajsh. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR