• e diel, 22 dhjetor 2024

Netanjahu: Hoqa dorë nga pjesa kontestuese e reformave në gjyqësor

Netanjahu: Hoqa dorë nga pjesa kontestuese e reformave në gjyqësor

Uashington, 29 qershor 2023 (MIA) - Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu për "Uollstrit zhurnal" deklaroi se ka hequr dorë nga elementi qendror i planeve të kontestuara ashpër për reforma gjyqësore gjegjësisht nga autorizimi i Knësetit që t'i shfuqizojë vendimet e Gjykatës Supreme. 

Ai shtoi edhe se do të shqyrtohet edhe një element kontestues me të cilin në koalicionin qeverisës i jepet ndikim i madh ndaj emërimit në gjyqësor. 

Netanjahu theksoi se e ka hedhur poshtë klauzolën kontestuese e cila do t'i mundësonte shumicës së deputetëve që t'i shfuqizojnë vendimet e Gjykatës Supreme. Duke folur për metodën e propozuar për zgjedhjen e gjykatësve, ai tha se ajo nuk do të jetë struktura e tanishme, por nuk do të jetë as struktura fillestare. 

Propozimin për reforma në gjyqësor Netanjahu e tha pak pas kthimit në pushtet në fillim të vitit, duke thënë se Gjykata Supreme gjithnjë e më shumë bën pjesë në sferat politike ku nuk ka autorizime. 

Plani ka shkaktuar protesta masive, duke hapur ndarje të thella në shoqëri midis mbështetësve të koalicionit nacionalist-fetar të Netanjahut dhe pjesëve të mëdha të shoqërisë civile që i shohin planet si një kërcënim për demokracinë dhe një përpjekje të Netanjahut për të shpëtuar veten nga procedurat ligjore kundër tij. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR