• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu: E eliminuam Hasan Nasrallën dhe dy trashëguesit e tij

Netanjahu: E eliminuam Hasan Nasrallën dhe dy trashëguesit e tij

Tel-Aviv, 9 tetor 2024 (MIA) - Militantët e Hezbollahut sot gjuajtën predha artilerike dhe raketa ndaj ushtarëve izraelitë në afërsi të fshatit kufitar libanez Labuneha, kumtoi grupi, një ditë pasi që Izraeli kumtoi se ka vrarë dy trashëguesit e liderit të vrarë të Hezbollahut.

Sirenat u aktivizuan në pjesën veriore të Izraelit, sot, kumtoi ushtria izraelite, duke shtuar se tre ushtarë izraelitë janë lënduar rëndë gjatë luftimeve në Libanin jugor këto dy ditë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu dje deklaroi se dy trashëguesit e liderit të vrarë të Hezbollahut ishin vrarë në sulmet ajrore izraelite.

"I degraduam mundësitë e Hezbollahut. Mënjanuam mijëra terroristë, përfshirë edhe vetë (Hasan) Nasrallën dhe zëvendësuesin e Nasrallës, si dhe zëvendësuesin e zëvendësuesit", tha Netanjahu, pa i emëruar dy të fundit.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant deklaroi se Hashem Safiedin, njeriu i cili pritej ta trashëgojë Nasrallën, me siguri është "eliminuar". Menjëherë nuk ishte e qartë se kujt i referohej Netanjahu me fjalët "zëvendësuesin e zëvendësuesit".

Më vonë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari deklaroi se Izraeli e ka ditur se Safiedin ishte në shtabin e Hezbollahut kur aeroplanët ushtaral e bombarduan javën e kaluar dhe se statusi i Safiedin "po kontrollohet dhe kur të bëhet e ditur, opinioni do të njoftohet".

"Sot Hezbollahu është më i dobët se sa që ishte për shumë, shumë shumë vite", tha Netanjahu.

Ushtria izraelite dje kumtoi se në sulme të rënda ajrore ndaj objekteve nëntokësore të Hezbollahut në Libanin jugor jetën e humbën së paku 50 luftëtarë në 24 orët e fundit, përfshirë ede gjashtë komandantë sektorësh dhe përfaqësues rajonal.

Tensionet e rritura rajonale të shkaktuara nga sulmi ndaj Izraelit jugor nga ana e grupit të armatosur palestinez Hamas me seli në Gazë pra një viti, eskaloi në disa javët e fundit dhe u zgjerua në Liban.

Në fillim të tetorit, Irani, sponzorizuesi i Hezbollahut dhe Hamasit, gjuajti predha drejt Izraelit, ndërsa dje e paralajmëroi Izraelin të mos sulmojë asnjë infrastrukturë të tij, për shkak të frikës nga sulmi i mundshëm izarelit ndaj lokacioneve të naftës apo bërthamore.

Ministri iranian i Punëve të Jashtme tha se secili sulm ndaj infrastrukturës iraniane do të ketë kundërpërgjigje, prëderisa një funksionar i lartë iranian u tha vendeve të Gjirit persik se kjo do të jetë "e papranueshme" dhe do të shkaktojë përgjigje nëse lejojnë që hapësira e tyre ajrore të shfrytëzohet kundër Irnait. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR