Netanjahu: E dimë se 21 pengje janë gjallë, nuk ka konfirmim për fatin e tre të tjerëve
- Tre pengje izraelite për të cilët deri më tani besohej se janë gjallë ndoshta kanë vdekur, me çka numri i atyre për të cilët besohet se ende janë gjallë ra në 21, deklaroi kryeministri izraelit, benjamin Netanjahu, duke i konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Tramp.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:05, 8 maj, 2025
Tel-Aviv, 8 maj 2025 (MIA) - Tre pengje izraelite për të cilët deri më tani besohej se janë gjallë ndoshta kanë vdekur, me çka numri i atyre për të cilët besohet se ende janë gjallë ra në 21, deklaroi kryeministri izraelit, benjamin Netanjahu, duke i konfirmuar deklaratat e presidentit amerikan, Donald Tramp.
Duke folur në ngjarjen në Shtëpinë e Bardhë të martën, Tramp tha se para një jave ka pasur 24 pengje të gjalla, por se ai numër ka rënë në 21. Ai nuk citoi ndonjë burim, as nuk dha hollësitë tjera.
Koordinuesi i Izraelit për çështje lidhur me pengjet, Gal Hirsh, në platformën X kumtoi se grupi militant palestinez Hamas mban 59 pengje, 24 prej të cilëve janë të gjallë, ndërsa 35 janë të vdekur.
Komentet e Netanjahut duket sikur e konfirmojnë numrin që e ceki Trampi.
"Me siguri e dimë se 21 janë të gjallë, kjo nuk është kontestuese. Janë edhe tre për të cilët, për fat të keq, nuk mund të konfirmojmë se janë të gjallë", tha Netanjahu në një fjalim të incizuar, të publikuar në rrjetet sociale.
"Shtabi sërish i bën thirrje kryeministrit ta ndalë luftën deri në kthimin e të rrëmbyerit të fundit. Kjo është detyra më urgjente dhe më e rëndësishme kombëtare", deklaroi zëdhënësi i grupit që i prezanton familjet e pengjeve.
Fati i pengjeve ndikon thellësisht ndaj shumicës së izraelitëse dhe shkakton trazira dhe ndarje në rritje në shoqërinë izraelite përderisa lufta vazhdon.
Sipas të dhënave izraelite, gjatë sulmit të Hamasit ndaj pjesës jugore të Izraelit më 7 tetor 2023, gjithsej 251 persona u rrëmbyen, ndërsa rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, janë vrarë.
Shumica e pnegjeve të cilët deri më tani u kthyen të gjallë në Izrael ishin liruar si pjesë e marrëveshjes me Hamasin gjatë dy ndërprerjeve të përkohshme të zjarrit nga fundi i vitit 2023 dhe fillimi i vitit 2025.
Izraeli iu kundërpërgjigj sulmit të Hamasit me sulm ajror dhe tokësor ndah Gazës, në të cilin jetën e humbën mbi 52.000 palestinezë dhe u rrafshua me tokë pjesa më e madhe e enklavës, theksojnë autoritetet shëdnetësore të kryesuara nga Hamasi.
Qeveria izraelite thekson se dy caqet kryesore të luftës janë shkatërrimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve.
Këtë javë Izraeli paralajmëroi zgjerim të ofenzivës në Gazë, që shkaktoi frikë tek familjet e pengjeve se kjo mund t'i rrezikojë plotësisht të afërmit e tyre. ab/
Fotо: МIА arkivi