• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu: Blinkeni është zotuar se do t’i heqë kufizimet për furnizimin e armëve nga SHBA

Netanjahu: Blinkeni është zotuar se do t’i heqë kufizimet për furnizimin e armëve nga SHBA

Tel Aviv, 18 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu sot deklaroi se sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken është zotuar se do të heqë kufizimet për furnizimin e armëve amerikane për Izraelin.

Pasi media izraelite dhe gjermane raportuan se Blinken i ka premtuar Netanjahut javën e kaluar se Uashingtoni do të heqë të gjitha kufizimet për dërgimin e armëve në Izrael në ditët në vazhdim, kryeministri izraelit në një video tha se diplomati i lartë amerikan i ka dhënë atij garanci për këtë, transmeton "Tajms of Izrael”.

Netanjahu tha se i ka përcjell Blinkenit gjatë vizitës së tij të fundit në Izrael se vlerëson thellë mbështetjen amerikane, por nuk mund ta kuptojë se Uashingtoni gjatë disa muajve ka kufizuar furnizimin me armë dhe municion për Izraelin.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR