• e enjte, 04 dhjetor 2025

Netanjahu: Armiqtë tanë gjakpirës nuk na thyen

Netanjahu: Armiqtë tanë gjakpirës nuk na thyen

Tel Aviv, 8 tetor 2025 (MIA) - Në shënimin e përvjetorit të dytë të sulmit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023 nga ana e grupit palestinez Hamas, kryeministri Benjamin Netanjahu dje premtoi se do të propozojë për të arritur qëllimet ushtarake të Izraelit, njofton DPA. 

"Armiqtë tanë gjakpirës na kanë goditur rëndë, por nuk na kanë thyer", tha ai në deklaratën qe dje u citua nga mediat izraelite. "Kushdo që ngre dorë kundër nesh do të marrë goditje të papara", shtoi ai, transmeton agjencia gjermane. 

Netanjahu tha se Izraeli është "në ditët e vendimeve historike", duke premtuar se "do të vazhdojë të veprojë në çdo mënyrë për të kthyer të gjithë pengjet - si të gjallët ashtu edhe ata që u vranë". 

"Do të vazhdojmë të veprojmë për t'i arritur të gjitha qëllimet në luftë", shtoi Netanjahu, duke theksuar "kthimin e të gjitha pengjeve, eleminimin e sundimit të Hamasit dhe sigurimin që Gaza kurrë më të mos përbëjë kërcënim për Izraelin". 

Në sulmin e Hamasit dhe grupeve tjera islamike më 7 tetor të vitit 2023 jetën e kanë humbur 1.200 persona, ndërsa më shumë se 250 u dërguan në Gazë si pengje. Sulmi shkaktoi luftën aktuale në Gazë. Besohet se Hamasi ende mban 20 pengje të gjalla, së bashku me trupat e më shumë se 20 të tjerëve, raporton DPA. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR