• e hënë, 23 dhjetor 2024

Netanjahu është mirë pasi mbrëmë i është vendosur pesmejker, vazhdojnë protestat kundër reformave gjyqësore

Netanjahu është mirë pasi mbrëmë i është vendosur pesmejker, vazhdojnë protestat kundër reformave gjyqësore

Tel Aviv, 23 korrik 2023 (MIA) - Gjendja shëndetësore e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu është "e mirë" pas instalimit të elektrostimuluesit për zemër (pejsmejker), kumtoi sot në mëngjes spitali Sheba.

Netanjahu u hospitalizua gjatë natës që t'i vendoset pejsmejker në qendrën spitalore Shebi në Tel Aviv.

"Kryeministrit do të mbetet nën mbikëqyrjen mjekësore në repartin e Kardiologjisë", shtohet në kumtesën e spitalit.

Kryeministri u hospitalizua sërish një ditë pas protestave masive në Tel Aviv dhe Jerusalem kundër reformave gjyqësore që dëshiron t'i zbatojë qeveria e tij dhe të cilat në mënyrë serioze e ndanë vendin.

Protestat janë kundër reformave në gjyqësi për kufizimin e autorizimeve të Gjykatës Supreme.

Dhjetëra mijëra protestues dje marshuan në rrugët e Tel Avivit dhe protestuan para parlamentit në Jerusalem kundër reformave kontroverse në gjyqësi, të cilat parlamenti me siguri do t'i votojë nesër.

"Demokraci ose revolucion", brohorisnin protestuesit në Tel Aviv gjatë ditën së 29-të të mobilizimit të përgjithshëm të popullatës.

Protesta dje u mbajtën edhe në Bershevë, në jug të vendit, Herclia dhe Kfas Saba, në veri të Tel Avivit.

Qeveria shpjegon se me reformën kërkohet balancim i autorizimeve dhe ulje e të drejtave ekskluzive të Gjykatës Supreme, Pushtetit ekzekutiv vlerëson se Gjykata Supreme është e politizuar në dëm të Parlamentit por kundërshtarët e tij pohojnë se ekziston rreziku që të kthehet në drejt autoritar.

Në parlamentin izraelit Kneset, që sot fillon debati për një pikë të reformave e cila ka për qëllim ta pezullojë aftësinë e gjykatës për t'u prononcuar për "karakterin e arsyeshëm" të vendimeve qeveritare.

Për të bërë presion mbi përfaqësuesit e popullit, mijëra demonstrues u mblodhën dje para Knesetit dhe Gjykatës së Supreme në Jerusalem, pasi udhëtuan 65 kilometra nga Tel Avivi dhe Qyteti i Shenjtë.

Duke mbajtur flamuj izraelitë, një kolonë protestuesish, të armatosur me çadra për t'u mbrojtur nga nxehtësia e zjarrtë, marshuan përgjatë autostradës kryesore drejt Jerusalemit nën tingujt e daulleve dhe parullave antiqeveritare.

Disa qindra protestues ngritën tenda para parlamentit për të kaluar natën atje.

Ata besojnë se qeveria aktuale religjioze e Netanjahut është ekstremiste dhe dëshiron të shfuqizojë demokracinë dhe të drejtat e njeriut.

foto:Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR