• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër pa ujë një pjesë e Komunës së Karposhit

Nesër pa ujë një pjesë e Komunës së Karposhit

Shkup, 1 shkurt 2024 (MIA) - Për shkak të ndërlidhjes së rrjetit të ri me atë të vjetër në rrugën "Petar Draganov" numër 22, nesër pa ujë do të jenë pjesët 1,3,5,7,10 të bulevardit "Partizanski odredi" në Komunën e Karposhit, informojnë pasdite nga Ndërmarrja publike "Ujësjellës dhe kanalizim" - Shkup.

Shfrytëzuesit nuk do të kenë ujë të pijshëm nesër nga ora 10 deri në përfundim të intervenimit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR