Nesër pa ujë një pjesë e Çairit
- Nesër, nga ora 09:00do të jenë pa ujë përdoruesit e rrugëve "Çellopek" dhe nr. "157" në Komunën e Çairit.
- Post By Melahat Baftija
- 17:13, 30 tetor, 2025
Shkup, 30 tetor 2025 (MIA) - Nesër, nga ora 09:00do të jenë pa ujë përdoruesit e rrugëve "Çellopek" dhe nr. "157" në Komunën e Çairit.
Siç njofton Ndërmarrja publike "Ujësjellës dhe Kanalizim" - Shkup, ndërprerja e furnizimit me ujë është për shkak të një defekti në një tub lidhës prej f - 150 mm në kryqëzimin midis rrugëve "Çellopek" dhe nr. "157".
Furnizimi me ujë në këto vendbanime do të jetë i ndërprerë deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. mb/
Foto: MIA