• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nesër fillon konferenca e 59-të e sigurisë e Mynihit

Nesër fillon konferenca e 59-të e sigurisë e Mynihit

Mynih, 16 shkurt 2023 (MIA) - Nesër në Mynih fillon Konferenca e 59-të e sigurisë e Mynihit, në të cilën do të marrin pjesë një numër i madh përfaqësuesish të lartë ndërkombëtarë, kryetarë shtetesh dhe qeverish, ministra, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe sektorit civil. 

Gjatë tre ditëve të konferencës në hotelin "Bajerisher Hof" në Mynih, pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe për sfidat më të mëdha të politikës së jashtme dhe të sigurisë.

“Tema kryesore e konferencës së sigurisë të këtij viti do të jetë pushtimi rus i Ukrainës, si një pikë kthese në politikën globale dhe sfida më e madhe evropiane e sigurisë, si dhe çështje të tjera”, njoftuan organizatorët. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR