• e martë, 11 shkurt 2025

Nesër bojkot i përgjithshëm i dyqaneve në Kroaci, nga e shtuna bojkot njëjavor i Konzum-it

Nesër bojkot i përgjithshëm i dyqaneve në Kroaci, nga e shtuna bojkot njëjavor i Konzum-it

Zagreb, 6 shkurt 2025 (MIA) - Internet platforma kroate "Alo, inspektor" paralajmëroi për nesër bojkot të përgjithshëm njëditor të dyqaneve dhe shërbimeve në vend, i treti që nga fillimi i atij aksioni për shkak të çmimeve të larta dhe bojkot njëjavor të "Konzum" nga e shtuna, 8 shkurt.

Sipas anketës, të radhës në listën e bojkoteve njëjavore janë dyqanet “Plodine” dhe “Studenac”.

Për bojkotin njëjavor të "Konzum" vendosën qytetarë që morën pjesë në anketën e publikuar në platformën e organizatorëve të titulluar "Çdo javë nga një zinxhir". ls/ 

Foto: Arkivi i MIA-s 

QËNDRONI TË LIDHUR