Nesër vazhdon debati mbi amendamentet e Propozim-buxhetit për vitin 2026
- Edhe pasdite vazhdoi debati për amendamentimin e Propozim-buxhetit për vitin 2026 të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet. Në seancë, u shqyrtuan dhe refuzuan të shtatë amendamentet e parashtruara nga LSDM-ja, Fronti Evropian dhe deputeti i së Majtës Sashko Jançev. Debati i amendamenteve, siç paralajmëroi nënkryetarja e Komisionit, Jovanka Trençevska, do të vazhdojë nesër në orën 13:00.
- Post By Ramize Qamili
- 21:40, 20 nëntor, 2025
Shkup, 20 nëntor 2025 (MIA) - Edhe pasdite vazhdoi debati për amendamentimin e Propozim-buxhetit për vitin 2026 të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet. Në seancë, u shqyrtuan dhe refuzuan të shtatë amendamentet e parashtruara nga LSDM-ja, Fronti Evropian dhe deputeti i së Majtës Sashko Jançev. Debati i amendamenteve, siç paralajmëroi nënkryetarja e Komisionit, Jovanka Trençevska, do të vazhdojë nesër në orën 13:00.
Ndryshimet e parashtruara nga LSDM-ja kishin të bënin me sigurimin e mjeteve për formimin e njësisë për ndryshime klimatike, për subvencione për ndërmarrjet që investojnë në burime alternative të energjisë dhe mjeteve me vlerë 150 milionë denarë për subvencionimin e ndërmarrjeve që investojnë në efikasitet energjetik, burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe transformimin digjital, zvogëlimin e pavarësisë energjetike, rritjen e produktivitetit, novatorizmin e sektorit privat vendor në përmbushjen e detyrimeve të Strategjisë kombëtare të energjetikës, Strategjisë së Inovacionit dhe Agjendës së Gjelbër të Ballkanit Perëndimor.
Amendamentet nga Fronti Evropian kishin të bënin me sigurimin e mjeteve për implementimin e projektit për grumbullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza në fshatin Jabolçisht i Epërm dhe të Mesëm dhe fshatin Drenovë në Komunën e Çashkës dhe për ndërtimin e sistemit për pastrimin dhe grumbullimin e ujërave të zeza në fshatin Banjicë në Komunën e Çashkës.
Derisa, nga ana tjetër, dy amendamente të parashtruara nga deputeti i së Majtës Sashko Jançev kishin të bënin me sigurimin e mjeteve për përpilimin e studimit të valorizimit në malin Ograzhden dhe për përpilimin e studimit në malin Kozhuv.

Lupço Prenxhov, deputet i VMRO-DPMNE-së, theksoi se thelbi i kërkesës për sigurimin e mjeteve për subvencionimin e ndërmarrjeve që investojnë në efikasitet energjetik është që ato para t'u jepen familjarëve të Zoran Zaevit, Ali Ahmetit dhe Venko Filipçes.
"Hajdeni ju deputetët nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni dhe nga VLEN, jepni 150 milion denarë, që atë ta votoni. Ne këtu do t'ju shkruajmë diçka abstrakte në mënyrë që të mos e kuptoni, por cili është thelbi? Thelbi është që vëllait të Zoran Zaevit, nipit të Ali Ahmetit, djalit të Zoran Zaevit dhe vëllait të Venko Filipçes duhet t'i ndajnë për ta shumën modeste nga 700-800 mijë euro. Po e përsëris edhe një herë "Shkruaj profesionalisht, bëj një fjali pesë rreshta, ata nuk të kuptojnë, të mendojnë se ata të bëjnë energji të gjelbër, shkruaj fjalën e ndërmarrjeve që do t'u jepet". E cilat janë ato ndërmarrje? Vëllai i Venko Filipçes, nipi i Ali Ahmetit, vëllai dhe djali i Zoran Zaevit. Në këtë shtet, me këtë buxhet, me buxhetin e mëparshëm dhe me të gjitha buxhetet e ardhshme gjatë kohës që ne jemi në pushtet, do të ketë shpërndarje të barabartë dhe të drejtë të parave të popullit", tha Prenxhovi.
Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi theksoi se është e drejtë demokratike e secilit grup parlamentar dhe deputet të parashtrojë amendamente dhe të kërkojë mjete nga buxheti për projekte të caktuara.
"Sinqerisht, koleg Prenxhov, nuk e di se në çfarë filmi jeni. Ju jeni në pushtet. Si mund të fitojë dikush kur ju jeni në pushtet. Ne japim buxhet, kërkojmë amendament për buxhetin, një të drejtë demokratike për çdo deputet dhe i takon çdo grupi parlamentar ta kërkojë atë. Ju tregoni nëse pranohet ose nuk pranohet. Nuk e kuptoj se si do të japim ne. Ju mund t'u jepni dhëndurëve, balldëskave, baxhanakëve. Ore, as balldëska, as baxhanaku nuk kanë parë mirë prej meje. As bashkëshortja. Unë ju thashë – mos dilni jashtë, se do t'ju ndodhë si atj tjetrit. Jemi këtu për t'ju sugjeruar. Ky është roli ynë. Ne nuk bëjmë asnjë film", tha Bytyqi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Bojan Stojanoski në një drejtim procedural pyeti deputetin Bytyqi, i cili kërcënoi deputetët Eli Panova dhe Dafina Stojanoska me fjalët “mos dilni jashtë, sepse do t'ju ndodhë si atij tjetrit”, të tregojë se si, kush dhe çfarë do t'u ndodhë atyre.
"E nderuar nënkryetare, do t'ju lutem neni 97, këtu është deklaruar nëse nuk sqarojmë kërcënim ndaj dy kolegeve të mi Eli Panova dhe Dafina Stojanoska. Deputeti që foli para meje tha si vijon "të mos ju ndodhë ashtu siç i ndodhi atij". Ju lutem të tregohet se kush dhe çfarë i ndodhi atij? Nuk është në rregull. E kuptoj që nëse dikë e kapin emocionet në debat, gjëra të tilla janë nën çdo nivel. Të dalë kolegu ose dikush tjetër dhe të thotë se kujt do t'i ndodhë nëse dalin nga këtu, si, kë? Iu drejtua dy kolegëve të mia. Të thuash se si, kujt do t'i ndodhë dhe çfarë do t'i ndodhë? Me emër dhe mbiemër Të mos shërbehemi me truke. Ky është kërcënim shumë serioz drejtuar kolegeve. Nuk guxojnë kërcënime të tilla të drejtohen ndaj kolegeve tona, e veçanërisht ndaj dy zonjave pa asnjë sjellje këtë nuk e merituan", tha Stojanoski.

Bytyqi theksoi se në fjalimin e tij nuk kishte kurrfarë kërcënimi ndaj askujt. Potencon se edhe kur të tjerët ishin në gjendje të nënçmonin deputetet femra, ai doli për t'i mbrojtur ato.
"Këtu nuk kishte kërcënim ndaj askujt. E në fakt, kam treguar në jetën time dhe në jetën parlamentare se veçanërisht kam respekt ndaj grave kolege deputete. Dhe kur ju jeni në pozicion t'i nënçmoni, unë kam dalë për t'i mbrojtur dhe do të vazhdoj ta bëj këtë. Nuk e di nga debati i komisionit ka stenograme dhe ne do të kërkojmë stenogram. Së pari, askush nuk ia përmendi emrin askujt përveç dikush që tha gruaja jote, respektivisht bashkëshortja ime. Unë nuk e thashë. Është një njeri i caktuar që është jashtë Kuvendit për të cilin nuk dua të flasë, i cili ishte i pari që shpifi për mua, kështu që duhej të më drejtohej me kërkim të ndjesës publike në mënyrë që të mos përfundonim në gjykatë. Dhe kjo është procedura. Unë jam njeri institucional. Nëse dikush shpif dhe ka imunitet për këtë, unë nuk mund të shkoj në gjykatë. Njeriu që kishte shpifje ndaj meje, i kërkova të kërkonte falje publike, heshta, kërkova falje në një mënyrë që ishte e pranueshme për mua dhe nuk përfunduam në gjykatë dhe kaq. Për mua, një ndjesë publike është e mjaftueshme. Unë jam një njeri që ka virtyt në çdo gjë që bën. Por, kur dikush ngacmohet në privatësinë time, në familje, unë jam këtu për të mbrojtur familjen. Nuk kishte emër e mbiemër dhe e di ç'kam thënë. Nuk kishte emër dhe mbiemër për askënd. Unë thashë njeriu. Kur them emër dhe mbiemër dhe them çfarë, mund të thoni çfarëdo", tha Bytyqi.
Përveç amendamenteve të parashtruara, sot pasdite debati u përqendrua edhe në procedurën e nisur nga Gjykata Kushtetuese për rritjen lineare të pensioneve, e cila çoi në akuza të ndërsjella midis Qeverisë dhe opozitës.
Për propozim-buxhetit janë parashtruar rreth 200 amendamente. Rritja ekonomike është projektuar në 3,8 për qind, inflacioni në 2,5 për qind dhe deficiti buxhetor në 3,5 për qind të PBB-së. Shteti planifikon të realizojë 374,7 miliardë denarë të ardhura të përgjithshme, 413,9 miliardë denarë në shpenzime të përgjithshme, si dhe 40,5 miliardë denarë në investime kapitale. rq/
Foto: arkivi i MIA-s