Nensi Pelosi tërhiqet si lidere e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së
- Post By Sara Ademi
- 18:57, 17 nëntor, 2022

Uashington, 17 nëntor 2022 (MIA) - Nensi Pelosi, e cila gati dy dekada i ka udhëhequr demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, njoftoi sot se po jep dorëheqjen.
Kjo grua 82-vjeçare konsiderohet si më e fuqishmja në mesin e demokratëve në Kongres dhe gruaja e parë që është Kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve.
Ajo do të vazhdojë të përfaqësojë Kaliforninë në Dhomën e Ulët të Kongresit, shkruan Bi-Bi-Si.
Pelosi planifikon për trashëgimtar të saj të propozojë dhe mbështesë kongresmenin Hakim Xhefris, raportoi sot uebfaqja Pak.
Lajmi vjen pasi republikanët e kthyen kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve afatmesme. sa/