• e diel, 22 dhjetor 2024

Neksta: Tentim për atentat ndaj Zelenskit gjatë vizitës së djeshme në rajonin e përmbytur të Hersonit

Neksta: Tentim për atentat ndaj Zelenskit gjatë vizitës së djeshme në rajonin e përmbytur të Hersonit

Herson, 9 qershor 2023 (MIA) - Rusët kanë tentuar ta vrasin presidentin ukrainas Volodimir Zelenski gjatë vizitës së djeshme në Herson, pohon portali bjellorus Neksta.

Zelenski dje ka arrit në rajonin e Hersonit për të vizituar zonat e përmbytura pas shembjes së digës Nova Kahovka.

Në videon e parë të publikuar nga portali, Zelenski mund të shihet duke biseduar me banorët lokal të cilët përgatiten të evakuohen, pas së cilës ai u largua për në Mikolaiv, qytet që poashtu u prek nga përmbytjet.

Por menjëherë pas largimit të Zelenskit dhe delegacionit të tij, rruga në Herson ku qëndronte me banorët u bë cak i granatimeve të rënda ruse gjë që çon në atë se rusët e dinin se Zelenski ndodhej atje dhe u përpoqën ta vrisnin, shkruan portali bjellorus Neksta.

 

QËNDRONI TË LIDHUR