• e premte, 05 dhjetor 2025

Nejmar i gatshëm për kthim tek kombëtarja e Brazilit

Nejmar i gatshëm për kthim tek kombëtarja e Brazilit

Santos, 5 gusht 2025 (MIA) - Futbollisti i Santosit, Nejmar, pas fitores ndaj Huventudit (3:1) në xhiron e 18-të të kampionatit brazilian, thotë se është i gatshëm të kthehet tek kombëtarja.

Në këtë ndeshje Nejmari shënoi dy gola.

"Të gjithë e dinë lojën time! Ndjehem mirë. Gjithçka varet nga vendimi i shtabit të kombëtares", deklaroi Nejmar për "Sportv".

Braziliani 33-vjeçar shënoi gjashtë gola dhe ka pasur tre asistime në 17 ndeshjet në të gjitha garat këtë sezon. rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR