Ndihmësi i deputetit të AFD-së në PE arrestohet nën dyshimin se ka spiunuar në dobi të Kinës
- Ndihmësi i deputetit të Parlamentit Evropian (PE) nga partia gjermane e ekstremit të djathtë AFD-ja është arrestuar në Gjermani me dyshimin se ka spiunuar për Kinën publikoi sot prokurorët gjermanë.
- Post By Fami Bajrami
- 10:39, 23 prill, 2024

Berlin, 23 prill 2024 (MIA) - Ndihmësi i deputetit të Parlamentit Evropian (PE) nga partia gjermane e ekstremit të djathtë AFD-ja është arrestuar në Gjermani me dyshimin se ka spiunuar për Kinën publikoi sot prokurorët gjermanë.
Xhijan G., i akuzuar është se ka spiunuar kundërshtarët e Kinës në Gjermani dhe për ndarjen e informacionit për Parlamentin Evropian me shërbimin e inteligjencës kineze, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.
I akuzuari ka punuar si ndihmës i eurodeputetit Maksimilijan Kraç, i cili kryeson listën e AFD-së për zgjedhjet e ardhshme evropiane, të caktuara për 9 qershor. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s