• e premte, 22 nëntor 2024

Ndihmë e re amerikane për Ukrainën

Ndihmë e re amerikane për Ukrainën
Uashington, 23 nëntor 2022 (MIA)- SHBA-ja njofton pako të re prej 400 milion dollarëve pë Ukrainën, e cila përfshin gjeneratorë për përballje me ndërprerjet e energjisë elektrike të shkaktuara nga sulmet ruse në infrastrukturën energjetike. Më shumë se 200 gjeneratorë janë "të synuar për të mbështetur nevojat civile dhe ushtarake të energjisë ... për të lehtësuar presionin në rrjet, deklaroi gjenerali i brigadës Pat Rajder. Pakoja, gjithashtu, përfshin municione për sistemet e avancuara të mbrojtjes ajrore NASAMS dhe lëshuesit e raketave precize Himars, mitralozë dhe më shumë se 20 milionë copë municione, thuhet në komunikatën e Pentagonit. Ukraina që kur presidenti Xho Bajden mori detyrën në janar të vitit 2021 deri më tani ka marrë ndihmë rreth 19.7 miliardë dollarë. qa/mb/

QËNDRONI TË LIDHUR