• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndeshja me Realin, i ka sjellë Barcelonës 7,6 milionë euro

Ndeshja me Realin, i ka sjellë Barcelonës 7,6 milionë euro

Barcelonë, 4 nëntor 2023 (MIA) - Barcelona pothuajse e ka përsëritur rekordin sa i përket të ardhurave nga "El klasiko". Siç deklaroi për radion katalanase, kryetari i marketingut të Barcelonës, Xhuli Giu, takimi i fundit me Realin (1:2), katalanasve u ka sjellë 7,6 milionë euro.

Kjo shumë është rekorde për "Stadiumin olimpik" ku është mbajtur ndeshja.

Është theksuar edhe se 7,6 milionë euro janë më shumë se 60 për qind nga ndeshjet në "Kamp nou". Kjo shifër është edhe afër rekordit absolut të El-klasikos - 8,3 milionë euro".

Derbi më i madh i futbollit spanjoll fundjavën e kaluar u mbajt në "Stadiumin olimpik" i njohur si "Montzhuik", sepse stadiumi i Barcelonës "Kamp nou" po riparohet. mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR