Ndahen certifikatat për këshilltarët në Këshillin e komunës së Strugës
- Sot në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës janë dorëzuar certifikatat për anëtarët e Këshillit që morën mandatin katërvjeçar në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 19 tetor.
- Post By Fami Bajrami
- 15:22, 7 nëntor, 2025
Strugë, 7 nëntor 2025 (MIA) - Sot në sallën e Këshillit të Komunës së Strugës janë dorëzuar certifikatat për anëtarët e Këshillit që morën mandatin katërvjeçar në zgjedhjet e fundit lokale të mbajtura më 19 tetor.
Certifikatat janë dorëzuar nga ana e kryetarit të Komisionit komunal zgjedhor, Minir Zhuta.
Përbërja e re e Këshillit të Komunës së Strugës numëron 23 këshilltarë, tetë prej të cilëve janë nga koalicioni AKI, gjashtë nga VMRO - DPMNE, katër nga VLEN, tre nga lista e pavarur dhe nga një nga LSDM dhe E Majta.
Në komunën e Strugës, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, kandidati i pavarur Mendi Qyra u zgjodh kryetar komune i cili zyrtarisht do ta marrë detyrën javën e ardhshme.
Foto MIA