• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Ndërron jetë ikona e Holivudit, Robert Redford

Ndërron jetë ikona e Holivudit, Robert Redford

Los Anxhelos, 16 shtator 2025 (MIA) - Në malet e shtetit amerikan të Utah-ut, i rrethuar nga të dashurit e tij, legjenda e aktrimit amerikan dhe ikona e Holivudit Robert Redford vdiq në moshën 89 vjeç, raportoi Bi-Bi-Si.

Robert Redford u bë gjithashtu një regjisor i shquar dhe fitues i çmimeve në vitet e mëvonshme.

Publicistja e tij, Sindi Berger, tha se aktori vdiq sot në shtëpinë e tij "në Sandens në malet e Utah-ut - vendi që ai e donte, i rrethuar nga ata që i donte".

"Do të na mungojë shumë", tha Berger, duke shtuar se familja kërkoi privatësi.

Robert Redford ishte i njohur për rolet e tij në filmat "Sting" dhe "Buç Kasidi dhe Sandens Kid", dhe fitoi një çmim Oskar si regjisor.

I lindur në Los Anxhelos, ai filloi të shfaqej në skenë në fund të viteve 1950-të, para se ta fillojë karrierën televizive në vitet 1960-të dhe të debutonte rolin e tij në filmin "Gjueti lufte", transmeton Bi-Bi-Si.

Nominimin për Oskar për aktorin më të mirë e fitoi në vitin 1973 për performancën e tij në filmin "Sting".

Në vitin 1980-të, mori rolin e regjisorit me "Njerëz të thjeshtë", film që fitoi katër Oskare, duke përfshirë edhe filmin më të mirë dhe regjisor më i mirë.

Në vitin 2002 ai fitoi çmimin e nderit Oskar për vepër jetësore.

Redford ishte i njohur edhe për themelimin e festivalit filmik "Sandens" në Utah, në të cilën promovohen filmat e pavarur.

Në vitin 2018, ai publikoi se filmi "Plaku dhe arma" do të jetë roli i tij i fundit në ekran.

Robert Redford lë pas vetes bashkëshorten e tij Sibil Sagars, me të cilën u martua në vitin 2009.

Më parë ai ishte i martuar me Lola Van Vaganen - çifti kishte katër fëmijë para se të ndahet në vitin 1985. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR