Ndërroi jetë Shinejd O'Konor
- Këngëtarja irlandeze, Shunejd O'Konor, e cila u popullarizua me këngën e këngëtarit Prins "Nothing Compares 2 U", ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, konfirmoi familja e saj, lajmëruan mediumet irlandeze dhe britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:27, 26 korrik, 2023

Londër, 26 korrik 2023 (MIA) - Këngëtarja irlandeze, Shunejd O'Konor, e cila u popullarizua me këngën e këngëtarit Prins "Nothing Compares 2 U", ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, konfirmoi familja e saj, lajmëruan mediumet irlandeze dhe britanike.
Mediumet përkujtojnë se këngëtarja e njohur, e cila ka publikuar 10 albume, vitin e kaluar e humbi djalin i cili atëherë ishte 17-vjeçar dhe se ka pasur histori të problemeve psiqike.
Vitin e kaluar u xhirua një film biografik për të, ndërsa ajo vetë publikoi memoare në vitin 2021. ab/
Foto: JuTjub skrinshot