• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ndërroi jetë Sandra Dej O'Konor, gruaja e parë anëtare e Gjykatës Supreme të SHBA-së

Ndërroi jetë Sandra Dej O'Konor, gruaja e parë anëtare e Gjykatës Supreme  të SHBA-së

 Uashington, 1 dhjetor 2023 (MIA)  -  Sandra Dej O'Konor, gruaja e parë që ka shërbyer në Gjykatën Supreme të SHBA-së, edhe atë në momentet më të rëndësishme të drejtësisë amerikane, ndërroi jetë sot në moshën 93-vjeçare. 

Gjykata Supreme e SHBA-së është një nga tre shtyllat bazë të shtetit, ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Kur ajo ka shërbyer në funksionin, gjykata quhej "Gjykata O'Konor", ndërsa gjykatësja është karakterizuar si gruaja më e fuqishme në Amerikë, shkruan gazeta Njujork tajms. 

 Gjykata përbëhet nga nëntë anëtarë, ajo kurrë nuk ka kryesuar me të, por shumë nga çështjet që shkaktuan debate në shoqërinë amerikane u zgjidhën me iniciativën e O'Konorit. Disa prej tyre janë diskriminimi pozitiv, të drejtat e votës, religjioni, federalizmi, diskriminimi gjinor dhe tema të tjera të nxehta.

 O'Konori është emëruar anëtare  në Gjykatën Supreme në vitin 1981 nga ish-presidenti Ronald Regani,  si pjesë e premtimit të tij në fushatë të emërojë grua në një nga organet më të rëndësishme shtetërote të SHBA-së.

Paraprakisht ka qenë gjykatëse në Arizonë. Në Gjykatën Supreme ka shërbyer për 24 vjet dhe është pensionuar  në vitin 2006. 

 "Kur gjykata në atë periudhë u zhvendos drejt të  djathtës, konservatorizmi i saj i butë dukej se të ishte i lidhur me liberalët", shkroi gazeta.

Menjëherë pas largimit ajo u ankua se me ardhjen e pasardhësit të saj, gjykatësi më konservator Samuel A. Alito  më i riu,  disa nga qëndrimet e saj më kryesore u "çmontuan". 

"Megjithatë, ajo asnjëherë nuk e ka përshkruar  veten si "liberale", shkruan gazeta.

 

QËNDRONI TË LIDHUR