Ndërroi jetë mbreti i maorëve, Tuhaitia Paki
- Mbreti i popullit indigjen të Zelandës së Re, maorët, Tuhaitia Paki, ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 70 vjeçare, kumtoi zëdhënësi i tij.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:44, 30 gusht, 2024

Uellington, 30 gusht 2024 (MIA) - Mbreti i popullit indigjen të Zelandës së Re, maorët, Tuhaitia Paki, ndërroi jetë sot në mëngjes në moshën 70 vjeçare, kumtoi zëdhënësi i tij.
Ai tha se mbreti ishte në spital dhe po rikuperohej nga operacioni në zemër vetëm disa ditë pas festimit të 18-vjetorit të kurorëzimit të tij, transmetoi Si-EN-EN.
Rrjeti televiziv kumtoi se mbreti i maorëve ka kancer dhe diabet.
Tuhaitia Paki ishte kurorëzuar më 21 gusht të vitit 2006, pas vdekjes së nënës së tij, Te Atajrangikahu.
Mbreti i maorëve është në krye të disa fiseve, nuk ka pushtet gjyqësor apo juridik, por ka rol të rëndësishëm ceremonial. ab/