Ndërroi jetë kandidati kolumbian për president Migel Uribe, dy muaj pasi ishte qëlluar në tubim parazgjedhor
- – Senatori konservator kolumbian dhe kandidat presidencial Migel Uribe Turbaj ndërroi jetë sot, më shumë se dy muaj pasi ishte qëlluar gjatë tubimit parazgjedhor në perëndim të Bogotës.
- Post By Fitore Curri
- 15:23, 11 gusht, 2025
Bogotë, 11 gusht 2025 (MIA) – Senatori konservator kolumbian dhe kandidat presidencial Migel Uribe Turbaj ndërroi jetë sot, më shumë se dy muaj pasi ishte qëlluar gjatë tubimit parazgjedhor në perëndim të Bogotës.
Bashkëshortja e tij Maria Klaudia Tarazona e konfirmoi vdekjen e Uribes. (39).
Uribe Turbaj ishte plagosur rëndë më 7 qershor gjatë tubimit parazgjedhor në kryeqytetin e Kolumbisë, kur u plagos në kokë dhe këmbë.
Ai iu nënshtrua një operacioni urgjent dhe mbeti i hospitalizuar në kujdes intensiv deri në vdekjen e tij.
Një adoleshent i dyshuar ishte arrestuar në vendin e ngjarjes, ndërsa autoritetet që atëherë arrestuan edhe disa persona.
Incidenti përsëri shkaktoi shqetësim për dhunë politike në këtë vend të Afrikës Jugore. fc/
Foto: FB