Ndërpritet puna në aeroportin e Frankfurtit për shkak të protestave të aktivistëve klimatikë
- Në aeroportin e Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani, mëngjesin e sotëm është ndërprerë puna – fluturimet dhe aterimet – pasi që aktivistët ekologjikë kanë hyrë me forcë në pistë.
- Post By Fami Bajrami
- 08:21, 25 korrik, 2024

Frankfurt, 25 korrik 2024 (MIA) - Në aeroportin e Frankfurtit, më i ngarkuari në Gjermani, mëngjesin e sotëm është ndërprerë puna – fluturimet dhe aterimet – pasi që aktivistët ekologjikë kanë hyrë me forcë në pistë.
"Ne po bëjmë gjithçka për të hequr nga asfalti aktivistët klimatikë", deklaroi zëdhënësi i policisë.
Organizatorët e protestës, të cilët quhen Gjenerata e fundit, publikuan në X se aktivistët e tyre janë ngjitur në pistën e aeroportit.
Sipas policisë, aktivistët sulmuan pistat e aeroportit mëngjesin e sotëm. rq/