• e diel, 30 qershor 2024

Ndërprerje të mëdha fluturimesh nga aeroportet italiane për shkak të grevës

Ndërprerje të mëdha fluturimesh nga aeroportet italiane për shkak të grevës

Romë, 15 korrik 2023 (MIA) - Pasagjerët në aeroportet italiane po përgatiten për vonesa pasi stafi është në grevë sot dhe shumë fluturime janë anuluar, raportoi DPA.

Shoqata Italiane për Mbrojtjen e Konsumatorëve vlerëson se greva mund të prekë rreth 1,000 fluturime dhe më shumë se 250,000 pasagjerë.

Personeli është në grevë nga ora 10:00 deri në orën 18:00 me orën lokale.

Qindra fluturime, duke përfshirë edhe Gjermaninë, tashmë janë anuluar. Aeroportet po u bëjnë thirrje njerëzve që të kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre përpara se të udhëtojnë.

Kompania ajrore "Rajaner" njoftoi se fluturimet drejt dhe nga Italia do të kufizohen ose anulohen për shkak të grevave.

Pas një greve kombëtare hekurudhore të enjten, kjo është ndërprerja e dytë e transportit publik në Itali në kulmin e sezonit turistik dhe valës së të nxehtit. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR