Navalni konfirmoi se është transferuar në koloninë ndëshkuese të Arktikut
- Politikani i burgosur opozitar rus Aleksej Navalni është zhvendosur në një burg në një rajon të Arktikut në pjesën veriore të Rusisë, tha zëdhënësja e tij pasi aleatët e tij humbën kontaktin me të për më shumë se dy javë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:13, 26 dhjetor, 2023
![Navalni konfirmoi se është transferuar në koloninë ndëshkuese të Arktikut](https://mia.mk/images/20231226121355_big_730x400_28.webp )
Moskë, 26 dhjetor 2023 (MIA)- Politikani i burgosur opozitar rus Aleksej Navalni është zhvendosur në një burg në një rajon të Arktikut në pjesën veriore të Rusisë, tha zëdhënësja e tij pasi aleatët e tij humbën kontaktin me të për më shumë se dy javë.
Pas gjurmimit u konfirmua se vendndodhja e Navalnit është në qendrën e internimit IK-3 në Harp të rajonit Jamalo-Nenec rreth 1 mijë e 900 kilometra në lindje të Moskës, tha zëdhënësja Kira Jarmish.
“Unë jam Babadimri juaj i ri”, ka shkruar si me shaka Navalni postuar nga avokatët e tij në rrjetin social X.
1/9 I am your new Santa Claus.
— Alexey Navalny (@navalny) December 26, 2023
Well, I now have a sheepskin coat, an ushanka hat (a fur hat with ear-covering flaps), and soon I will get valenki (a traditional Russian winter footwear). I have grown a beard for the 20 days of my transportation.
"Epo, tani kam një pallto lëkure, një kapelë dhe së shpejti do të marr këpucë tradicionale ruse. Njëzet ditët që kam udhëtuar kanë qenë të lodhshme, por ende jam në disponim të shkëlqyeshëm si Babadimri”, shton Navalni.
Shtëpia e re e Navalnit e njohur si Kolonia e ujqërve polar, konsiderohet si një nga burgjet më të vështira në Rusi. Shumica e të burgosurve atje janë të dënuar për krime të rënda. Dimri është shumë i ftohtë dhe në javën e ardhshme temperaturat atje pritet të zbresin rreth minus 28 gradë Celsius.
foto: arkivi EPA