• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nauzeda: NATO ta lejojë Ukrainën të godasë caqe në territorin rus me armë perëndimore

Nauzeda: NATO ta lejojë Ukrainën të godasë caqe në territorin rus me armë perëndimore

Vilnus, 29 tetor 2024 (MIA) - Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauzeda sot i bëri thirrje NATO-s t'i përgjigjet ndihmës nga Koreja e Veriut në luftën ruse kundër Ukrainës dhe t'i sigurojë Kievit gjithçka që i nevojitet për të fituar. Duke përfshirë edhe leje për sulme me armë perëndimore ndaj territorit të Rusisë.

"NATO duhet të përgjigjet me sigurim për Ukrainën me gjithçka që i nevojitet për fitore: raketa me rreze të gjatë veprimi, leje për sulm të objekteve ushtarake në Rusi, rritje të ndihmës ushtarake", shkroi Nauzeda në platformën Iks.

Sipas tij, "mosvendosmëria çon drejt eskalimit, dhe jo anasjelltas".

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute dje e konfirmoi praninë e trupave verikoreane në Rusi dhe sistemimin e tyre në rajonin Kursk për pjesëmarrje në luftën kundër Ukrainës.

Ministria amerikane për mbrojtje ka të dhëna për transfer të rreth 10.000 ushtarëve nga Koreja e Veriut në Rusi në trajnim, si dhe për pjesëmarrje në luftën e Federatës ruse kundër Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se në anën e Rusisë tashmë luftpjnë 3.000 ushtarë verikoreanë, ndërkaq së shpejti, siç theksoi, numri i tyre do të rritet në 12.000. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR