NATO-ja do t'i përforcojë planet mbrojtëse për shkak të kërcënimit të vazhdueshëm rus
- NATO-ja planifikon t'i zgjerojë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake për të përforcuar parandalimin dhe mbrojtjen nga kërcënimi i vazhdueshëm nga Rusia, me plane për rritjen e objektivave ekzistuese me rreth 30 për qind, mëson DPA nga burime në Aleancë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 08:37, 4 qershor, 2025
Bruksel, 4 qershor 2025 (MIA) - NATO-ja planifikon t'i zgjerojë ndjeshëm kapacitetet e saj ushtarake për të përforcuar parandalimin dhe mbrojtjen nga kërcënimi i vazhdueshëm nga Rusia, me plane për rritjen e objektivave ekzistuese me rreth 30 për qind, mëson DPA nga burime në Aleancë.
Sipas burimeve, qëllimet e reja përfshijnë rritjen e rezervave të raketave lundruese me rreze të gjatë veprimi dhe dronëve, si dhe forcimin e sistemeve të mbrojtjes ajrore dhe artilerisë.
Për të arritur këto qëllime, vendet anëtare të NATO-s pritet të marrin plane të përditësuara të planifikimit kombëtar. Objektivat duhet të miratohen zyrtarisht në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel të enjten.
Megjithatë, arritja e qëllimeve të reja do të jetë sfiduese, me ç'rast zyrtarë të lartë ushtarakë thonë se vendet anëtare janë tashmë rreth 30 për qind prapa objektivave ekzistuese.
Objektivat e saktë kombëtarë mbeten sekret, megjithëse disa detaje pritet të publikohen pas takimit të nesërm.
Foto: Arkivi i MIA-s