• e hënë, 23 dhjetor 2024

NATO: Vendosen në gjendje gatishmërie luftarake 300.000 ushtarë për "përplasje që mund të ndodh në çdo moment"

NATO: Vendosen në gjendje gatishmërie luftarake 300.000 ushtarë për

Bruksel, 19 maj 2023 (MIA) - Aleanca Atlantike e Veriut përgatitet për "përplasje që mund të ndodh në çdo moment", njoftuan mediat britanike për planet ushtarake të NATO-s.

Siç theksohet, këto plane do të zgjidhen në samitin e Aleancës në Vilnus, në korrik, ndërsa qëllimi i tyre është "gatishmëri më e mirë e Aleancës për sulm dhe logjistikë të përmirësuar". 

Për herë rë parë pas Luftës së Ftohtë, NATO do t'i azhurnojë planet e saj luftarake për atë se si të përgjigjet në rast një sulmi rus.

"Dallimet fundamentale mes menaxhimit me krizë dhe mbrojtje kolektive është ajo që 'nuk jeni ju, por armiku im është ai që vendos kur do të sulmojë", deklaroi admirali Rob Baur, një nga përfaqësuesit më të latë ushtarak të NATO-s. 

NATO i quan këto "plane rajonale" dhe si pjesë e tyre, anëtarët e NATO-s do të marrin udhëzime.

"Aleatët do të dinë saktësisht se cilat forca dhe aftësi nevojiten, duke përfshirë çfarë, ku dhe kur të vendosen", komentoi Jens Stoltenberg, kreu i NATO-s mbi dokumentet e klasifikuara.

Me këto plane zyrtarizohet procesi që filloi pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014, kur aleatët perëndimorë dërguan për herë të parë njësi luftarake në lindje dhe Britania, Kanadaja dhe Gjermania morën rolet udhëheqëse në tre shtetet baltike.

Aleanca, bien dakord që ekspertët, nuk po përgatitet më për një sulm të madh, por për disa kriza më të vogla rajonale që do të kërkojnë forca të dislokueshme me shpejtësi.

Ndryshe, kartat janë dukshëm të ndryshme sesa në Luftën e Ftohtë, duke pasur parasysh shumicën e shteteve anëtare dhe pranimin e Finlandës. Tani ai kufi është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e enigmës, dhe më parë terreni kryesor i mundshëm i betejës ishte Gjermania.

Lajmi i madh është ekzistenca e dronëve, armëve hipersonike dhe qarkullimi i shpejtë i informacionit.

Ka shumë sfida - 300.000 trupa duhet të vihen në gatishmëri, nga 40,000 më parë, dhe ka municione dhe prodhim armësh, të varfëruara nga lufta në Ukrainë, thuhet në planet e Aleancës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR