• e premte, 05 dhjetor 2025

NATO vendos aeroplanë luftarakë gjermanë për shkak të pranisë ruse në Detin Baltik

NATO vendos aeroplanë luftarakë gjermanë për shkak të pranisë ruse në Detin Baltik

Berlin, 26 gusht 2025 (MIA) – NATO ngriti në ajër dy aeroplanë luftarakë gjermanë "Jurofiajter" pasi një aeroplan zbulues rus bëri një afrim të paparalajmëruar mbi Detin Baltik, kumtuan sot zyrtarët.

Siç transmeton DPA, aeroplanët luftarakë u ngritën nga aeroporti ushtarak Rostok-Lage për të identifikuar aeroplanin rus "Ilushin Il-20M".

Ai fluturoi pa ndonjë sinjal ose njoftim dhe mbeti në hapësirën ajrore ndërkombëtare, deklaroi zëdhënësi i forcave ajrore gjermane.

Ky ka qenë fluturimi i 10-të alarmues mbi Detin Baltik këtë vit.

Situata në zonë është bërë gjithnjë e më e tensionuar pas incidenteve të fundit të spiunazhit dhe akteve të dyshuara të sabotimit.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR