• e shtunë, 21 dhjetor 2024

NATO u ndihmon aleatëve që të blejnë deri 1.000 raketa "Patriot"

NATO u ndihmon aleatëve që të blejnë deri 1.000 raketa

Bruksel, 3 janar 2024 (MIA) - NATO sot paralajmëroi se do t'i ndihmojë anëtaret e saja që të blejnë deri 1.000 raketa "Patriot" që të mbrohen më mirë sepse Rusia i përforcon sulmet ajrore ndaj Ukrainës.

Agjencia e NATO-s për mbështetje dhe furnizim njoftoi se do të mbështesë një grup të vendeve, në mesin e të cilave edhe Gjermania, Holanda, Rumania dhe Spanja, në blerjen e raketave "Patriot", të cilat shfrytëzohen për mbrojtje nga raketat kryqësuese dhe balistike dhe nga aeroplanë. 

Sipas burimeve në industrinë ushtarake, marrëveshja do të mund të kushtonte rreth 5,5 miliardë dollarë.

Blerja mund t'i ndihmojë aleatët më shumë se sa sistemet e tyre të tanishme të mbrojtjes që t'ia japin Ukrainës. 

"Sulmet ruse me raketa dhe drone ndaj civilëve, qyteteve dhe vendbanimeve të Ukrainës tregojnë se sa e rëndësishme është mbrojtja ajrore moderne. Rritja e prodhimit të municioneve është kritike për sigurinë e Ukrainës dhe për sigurinë tonë", tha në një kumtesë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Si organizatë, NATO i jep vetëm "mbështetje jovdekjeprurëse" Ukrainës, por anëtaret e saja dërgojnë armë dhe municion.

Raundi i fundit i sulmeve ruse filloi të premten me sulmin më të madh të vetëm në Ukrainë që nga fillimi i luftës. Tani është një luftë e ashpër dimërore e rrënimit përgjatë vijës së frontit prej 1.000 kilometrash. Më shumë se 40 civilë kanë vdekur që nga fundjava. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR