• e hënë, 23 dhjetor 2024

NATO: Retorika bërthamore ruse është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

NATO: Retorika bërthamore ruse është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme

Bruksel, 26 mars 2023 (MIA) - NATO-ja e ka kritikuar Rusinë për shkak të retorikës së saj të rrezikshme dhe të papërgjegjshme bërthamore, një ditë pasi presidneti rus, Vlladimir Putin tha se Rusia do të sistemojë armë taktike bërthamore në Bjelloorusi.

"NATO është në gjendje gatishmërie dhe me kujdes e ndjekim situatën. Nuk pamë kurrëfarë ndryshime në pozitën bërthamore të Rusisë që do të shkaktonte ta përshtatim pozitën tonë", deklaroi zëdhënësi i NATO-s.

Rusia vazhdimisht i shkel obligimet e saj për kontroll në armatimin dhe paradokohe e ka suspenduar pjesëmarrjen e saj në Marrëveshjen e re START. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR