NATO po mendon për një qëllim të ri: 3,5 për qind për mbrojtjen dhe 1,5 për qind shtesë për gatishmërinë civile
- Anëtaret e NATO-s po shqyrtojnë vendosjen e një objektivi të ri të mjeteve të shpenzuara– jo vetëm për buxhetet ushtarake, por edhe për mbrojtjen civile dhe mbështetjen për Ukrainën, deklaroi kryeministri suedez, Ulf Kristerson.
- Post By Fami Bajrami
- 07:39, 15 prill, 2025

Stokholm, 15 prill 2025 (MIA) - Anëtaret e NATO-s po shqyrtojnë vendosjen e një objektivi të ri të mjeteve të shpenzuara– jo vetëm për buxhetet ushtarake, por edhe për mbrojtjen civile dhe mbështetjen për Ukrainën, deklaroi kryeministri suedez, Ulf Kristerson.
Shumë vende të NATO-s kanë rritur të ardhurat për ushtrinë pas invazionit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022, por tani janë nën presionin e presidentit amerikan Donald Tramp për të arritur nivele edhe më të larta të shpenzimeve - deri në 5 për qind të BPV-së që është dukshëm mbi objektivin aktual prej 2 për qind.
Kristerson tha se në samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë në qershor është e mundur të arrihet një marrëveshje për një objektiv prej mbi 3 për qind të BPV-së për mbrojtjen shoqëruar me një objektiv të veçantë për shpenzimet e tjera që lidhen me sigurinë, mbrojtjen civile dhe mbështetjen për Ukrainën.
"Po zhvillohen diskutime, të cilat ende nuk janë të plota, nëse NATO duhet të ketë një synim paralel, përveç atij për shpenzimet e mbrojtjes dhe për mbrojtjen civile, gatishmërinë, mbështetjen për Ukrainën dhe të ngjashme", tha ai në Stokholm.
Kristersoni sqaroi se këto shpenzime mund të përcaktohen si 3.5 për qind për mbrojtjen ushtarake plus 1.5 për qind shtesë për fusha të tjera.
Sipas vlerësimeve të NATO-s, 23 nga 32 vendet anëtare përmbushën ose tejkaluan qëllimin prej 2 për qind të BPV-së vitin e kaluar. Ndër vendet që nuk e përmbushën ishin disa ekonomi të mëdha si Italia (1.5 për qind) dhe Spanja (1.3 për qind).
Suedia u bë anëtarja e 32-të e NATO-s në mars të vitit të kaluar për shkak të një ndryshimi në politikën e saj të jashtme si rezultat i rritjes së rreziqeve të sigurisë nga Rusia.
"Jam i vendosur të kujdesem që Suedia të përmbush detyrimet me të cilat NATO do të dakordohet", potencoi Kristerson. rq/
Foto: arkivi i MIA-s