NATO nuk e trajton si sulm ndërhyrjen e dronëve rusë
- Krahas aeroplanëve polakë F-16, në operacionin e mbrëmshëm për mbrojtje të hapësirës ajarore polake, morën pjesë edhe aeroplanë holandezë F-35 dhe aeroplanë italianë për mbikëqyrje AVAKS, lajmërojnë mediumet britanike.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:03, 10 shtator, 2025
Bruksel, 10 shtator 2025 (MIA) - Krahas aeroplanëve polakë F-16, në operacionin e mbrëmshëm për mbrojtje të hapësirës ajarore polake, morën pjesë edhe aeroplanë holandezë F-35 dhe aeroplanë italianë për mbikëqyrje AVAKS, lajmërojnë mediumet britanike.
Sipas burimeve të NATO-s, incidenti për momentin nuk po trajtohet si sulm.
Aleanca, gjithashtu, konfirmoi se fluturaket ruse pa pilot me radar i kanë vërejtur edhe sistemet "Patriot", por nuk kanë hapur zjarr.
Mediumet britanike përkujtojnë se ky është rasti i parë në të cilin Polonia ka rrëzuar fluturake pa pilot në qiellin e vet.
Kryeministri Donald Tusk ngjarjen e quajti "akt të agresionit", përderisa BE-ja tha se kjo është shkelja më serioze e hapësirës ajrore evropiane prej se ka filluar invazioni rus në Ukrainë. ab/
foto:ЕPА