NATO kumtoi se shefat e forcave mbrojtëse të Aleancës patën "diskutim të sinqertë" për negociatat paqësore në Ukrainë
- Shefat e mbrojtjes në NATO mbajtën "diskutim të sinqertë" gjatë video-konferencës për t'i përmbledhur rezultatet nga bisedat e kohëmëparshme për konfliktin në Ukrainë, deklaroi sot shefi i Komitetit ushtarak të aleancës, admirali Xhuzepe Kava Dragone.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:21, 20 gusht, 2025
Bruksel, 20 gusht 2025 (MIA) - Shefat e mbrojtjes në NATO mbajtën "diskutim të sinqertë" gjatë video-konferencës për t'i përmbledhur rezultatet nga bisedat e kohëmëparshme për konfliktin në Ukrainë, deklaroi sot shefi i Komitetit ushtarak të aleancës, admirali Xhuzepe Kava Dragone.
"E konfirmuam mbështetjen tonë për Ukrainën. Prioritet mbetet arritja e paqes së drejtë dhe të përhershme", shkroi admirali në X.
Gjenerali amerikan, Aleksis Grinkeviç, komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, gjithashtu mori pjeës në bisedime, së bashku me kolegun e tij, gjeneralin Den kejn, kryetar i Komandës së bashkuar të forcave të aleancës.
Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Llavrov i kritikoi përpjekjet për negociata për garabca të sigurisë së Ukrainës pa pjesëmarrje të Moskës, kumtoi Asoshiejted pres.
"Nuk mund të dakordohemi me faktin se tani propozohet të zgjidhen çështjet për sigurinë kolektive pa Federatën ruse, Kjo nuk do të funksionojë", deklaroi Llavrov.
Rusia do t'i "mbrojë interesat e veta legjitime fuqishëm dhe pa kompromis", shtoi ministri rus i Punëve të Jashtme në konferencën e përbashkët për shtyp në Moskë me kolegun e tij jordanez, Ajman al-Safadi. ab/
Fotо Dragone-Х