• e hënë, 23 dhjetor 2024

NATO i bëri thirrje Rusisë të tërhiqet nga Moldavia, Kishinjev është i gatshëm të marrë pjesë në stërvitjet e Aleancës

NATO i bëri thirrje Rusisë të tërhiqet nga Moldavia, Kishinjev është i gatshëm të marrë pjesë në stërvitjet e Aleancës

Bruksel, 26 tetor 2023 (MIA) - NATO plotësisht e mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Moldavisë, i bëjmë thirrje Rusisë t'i tërheqë forcat e saj nga territori i vendit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në takimin me kryeministrin e Moldavisë Dorin Reçan, në selinë e Aleancës në Bruksel.

"Moska vazhdon të kryejë presion ndaj Moldavisë, duke e përfshirë edhe me shantazh energjetik dhe përhapje të dezinformatave, duke kërkuar të destabilizojë shoqërinë dhe të  minojë demokracinë në këtë vend", tha Stoltenberg.

Ai theksoi se Moldavia i është përgjigjur me vendosmëri luftës në Ukrainë, duke e dënuar sulmin rus dhe e përmirëson sigurinë e tij. Moldavia mund të besojë në mbështetjen tonë, shtoi sekretari i përgjithshëm.

Sipas tij, Aleanca i mbështet përmirësimet e mbrojtjes kibernetike dhe komunikimet strategjike të Moldavisë dhe shprehu pritje se kjo do t'i ndihmojë vendit në rrugën drejt BE-së.

Kryeministri Reçan, theksoi se Moldavia do të dëshironte të marrë pjesë jo vetëm në misionet, por edhe në stërvitjet e NATO-s.

"Sulmi rus ndaj Ukrainës na shtyu të ndërmarrim hapa shtesë për sigurinë tonë dhe për përforcimin e shoqërisë, institucioneve dhe mbrojtjes sonë", shtoi kryeministri i Moldavisë. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR