NATO e përforcon mbikëqyrjen mbi Detin e Zi dhe e dënoi daljen e Rusisë nga Marrëveshja për grurin
- NATO-ja sot kumtoi se e dënon tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja për kalimin e sigurt të anijeve me grurë ukrainas nëpër rutat e Detit të Zi dhe paralajmëroi mbikëqyrje të përforcuar mbi Detin e Zi.
- Post By Arta Bunjaku
- 21:35, 26 korrik, 2023

Bruksel, 26 korrik 2023 (MIA) - NATO-ja sot kumtoi se e dënon tërheqjen e Rusisë nga marrëveshja për kalimin e sigurt të anijeve me grurë ukrainas nëpër rutat e Detit të Zi dhe paralajmëroi mbikëqyrje të përforcuar mbi Detin e Zi.
Kumtesa është dhënë pas takimit të Këshillit NATO-Ukrainë, i formuar paraprakisht këtë muaj për koordinim të bashkëpunimit mes Aleancës veriatlantike dhe Ukrainës.
"Aleatët dhe Ukraina e dënuan ashpër vendimin e Rusisë për t'u tërhequr nga Marrëvehsja e Detit të Zi për transport të grurit ukrainas dhe tentimet e qëllimshme të Kremlinit për ta ndalur eksportin e prodhimeve bujqësore ukrainase nga të cilat varen qindra miliona njerëz në mbarë botën. NATO dhe aleatët e përforcojnë mbikëqyrjen dhe vëzhgimin në rajonin e Detit të Zi, duke përfshirë aeroplanë detarë, patrullues dhe fluturake pa pilot", thuhet në kumtesën e Aleancës. ab/