Nata e dytë e trazirave në Irlandën Veriore, persona të maskuar sulmuan policët dhe i vunë flakën automjeteve
- Qindra persona të maskuar sulmuan nëpunësit policorë dhe i vunë flakën shtëpive dhe automjeteve në Balimina në Irlandën Veriore, në natën e dytë të trazirave lidhur me protestën për një sulm të dyshuar seksual.
- Post By Fami Bajrami
- 09:30, 11 qershor, 2025
Belfast, 11 qershor 2025 (MIA) - Qindra persona të maskuar sulmuan nëpunësit policorë dhe i vunë flakën shtëpive dhe automjeteve në Balimina në Irlandën Veriore, në natën e dytë të trazirave lidhur me protestën për një sulm të dyshuar seksual.
Policia kumtoi trazira serioze në qytet, i cili ndodhet rreth 45 kilometra larg Belfasti dhe u bëri thirrje qytetarëve të shmangin zonën.
Gazetari i Rojtersit njoftoi se forcat speciale në automjete të blinduara përdorën topa uji dhe plumba të gomës si përgjigje e sulmeve me koktej molotovi, materiale ndërtimore dhe gurë, transmeton BTA. Disa automjete u përfshinë nga flakët, ndërsa një u gjet i përmbysur në flakë.
The UK has reached boiling point. pic.twitter.com/7rYzuYmAsN
— Inevitable West (@Inevitablewest) June 10, 2025
Në natën e parë të trazirave, të hënën u dogjën katër shtëpi, ndërsa u dëmtuan dritare dhe dyer të shtëpive dhe dyqane. Policia po e trajton ngjarjen si krim urrejtje të motivuar nga racizmi.
Qindra protestues janë mbledhur në Balimina pasi që dy adoleshentë u nxorën në gjykatë, të akuzuar për sulm seksual ndaj një adoleshente nga qyteti.
Gazeta "Belfast Telegraf" njoftoi se akuzat ishin përkthyer në rumanisht, ndërsa edhe Bi-Bi-Si konfirmoi se të akuzuarit kanë komunikuar nëpërmjet një përkthyesi gjyqësor. Të hënën u lënduan 15 nëpunës policor, disa prej të cilëve përfunduan në spital. rq/
Foto: printskrin