Nasirzade: Teherani do të kundërpërgjigjet nëse e sulmojnë SHBA-ja apo Izraeli
- Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzade sot deklaroi se Teherani do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja apo Izraeli e sulmojnë.
- Post By Arta Bunjaku
- 09:13, 5 maj, 2025
Teheran, 5 maj 2025 (MIA) - Ministri iranian i Mbrojtjes, Aziz Nasirzade sot deklaroi se Teherani do të kundërpërgjigjet nëse SHBA-ja apo Izraeli e sulmojnë.
Mediumet britanike theksojnë se komenti i Nasirzades pasoi pas besimit së kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu se do t'i kundërpërgjigjet Iranit sepse huthët, të cilët mbështeten hga Teherani, lansuan raketë e cila ra në ujërat e aeroportit kryesor në Izrael.
"Nëse këtë luftë e fillojnë SHBA-ja apo regjime zioniste (Izraeli), Irnai do t'i sulmojë interesat, bazat dhe forcat e tyre, kudo që janë dhe kurdo që mendon se nevojitet", deklaroi NBasirzade për televizionin shtetëror iranian.
Irani nuk është armiqësor ndaj vendeve fqinje, por në rast të sulmit, bazat amerikane të locuara në rajon do të konsiderohen si caqe për Teheranin, theksoi Nasirzade.
Kryeministri izraelit, Benjamin netanjahu paraprakisht sot deklaroi se Izraeli do t'u përjgigjet huthëve dhe "zotërinjve" të tyre iranianë pasi që grupi kryengritës jemenas, i mbështetur nga Teherani, filloi sulm raketor ndaj aeroportit kryesor ndërkombëtar në Izrael.
"Sulmet e huthëve vijnë nga Irani", shkruan netanjahu në platformën X.
Ai theksoi se Izraeli do t'u kundërpërgjigjet huthëve në kohën dhe vendin që do ta zgjedhë kur do t'i targetojë "zorëtinjtë e tyre terroristë iranianë".
Zëdhënësi ushtarak i huthëve jemenas, Jahja Sari dekalroi paraprakisht sot se grupi e mori prëgjegjësinë për raketën ndaj aeroportin Ben Gurion në afërsi të Tel-Avivit.
Në video deklaratë, Sari e përsëriti paralajmërimin drejt kompanive ajrore se aeroporti "tashmë nuk është i sigurt për komuniakcion ajror", lajmëruan mediumet britanike.
Siç deklaroi një funksionar i lartë i huthëve, Mohamed al-Buhaiti, për kanalin televiziv të katarit, Al Arabi, huthët me këtë sulm e demonstruan aftësinë e tyre për të sulmuar caqe të ndjeshme në Izrael.
Ai shtoi se grupi i mbështetur nga Irani "nuk ka linja të kuqe" në luftën e vet kundër Izraelit. ab/
foto: МIА arkivi