NASA: Misioni në Mars këtë vit
- Administrata kombëtare aeronautike hapësinore amerikane (NASA) po mendon për një mision në Mars këtë vit. Ky do të ishte një ndryshim i madh në prioritete dhe mund të përshpejtojë afatin kohor për një udhëtim në Planetin e kuq dhe të rrisë suksesin e Ilon Maskut. Kjo, gjithashtu, shpallë qëllimet e Donald Trampit për t'i dhënë përparësi dërgimit të njerëzve në Mars.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:40, 12 maj, 2025
Hjuston, 12 maj 2025 (MIA) - Administrata kombëtare aeronautike hapësinore amerikane (NASA) po mendon për një mision në Mars këtë vit. Ky do të ishte një ndryshim i madh në prioritete dhe mund të përshpejtojë afatin kohor për një udhëtim në Planetin e kuq dhe të rrisë suksesin e Ilon Maskut. Kjo, gjithashtu, shpallë qëllimet e Donald Trampit për t'i dhënë përparësi dërgimit të njerëzve në Mars.
Ndryshimi i papritur vjen pas publikimit të propozimit të buxhetit të Shtëpisë së Bardhë për vitin 2026 me çka do të rritet financimi i projekteve të lidhura me Marsin për 1 miliard dollarë. Punonjësit e NASA-s, të cilët zakonisht do të dinin për plane të tilla - nuk ishin të informuar për këtë para takimit në Shtëpinë e Bardhë, shkruan "Politiko".
"E vlerësojmë çdo mundësi, përfshirë edhe dritaret e lëshimit në vitin 2026 dhe 2028, për të testuar teknologjitë që do të dërgojnë njerëzit në Mars", tha zëdhënësja e NASA-s, Betani Stivens.
Vitet e ardhshme 2026 dhe 2028 janë periudhat kohore më të afërta kur Toka dhe Marsi janë më afër njëri-tjetrit. qa/
Foto: arkivi i MIA-s