Narko-karteli meksikan i dorëzoi anëtarët e bandës, përgjegjës për rrëmbimin e katër amerikanëve
- Narko-karteli meksikan i dorëzoi anëtarët e bandës për të cilën pohon se janë përgjegjës për rrëmbimin e katër amerikanëve dhe kërkoi falje për "mosdisiplinën" e tyre.
- Post By Arta Bunjaku
- 19:45, 10 mars, 2023
Meksiko-Siti, 10 mars 2023 (MIA) - Narko-karteli meksikan i dorëzoi anëtarët e bandës për të cilën pohon se janë përgjegjës për rrëmbimin e katër amerikanëve dhe kërkoi falje për "mosdisiplinën" e tyre.
Pesë të dyshuarit për vrasjen e dy nga katër amerikanëve, si dhe një meksikaneje e cila rastësisht u gjend në mes të të shtënave, ishin lënë të lidhur afër automjetit së bashku me shënimin e shkruar me dorë, kumtoi "Tajms"-i londinez.
Fotografia e publikuar në mediumet lokale i tregon të dyshuarit si qëndrojnë shtrirë me fytyrën poshtë në trotuar afër letrës që gjoja e ka shkruar fraksioni "Skorpion" nga karteli i Gjirit, i cili dominon në shtetin Tamaulipas.
Në shënimin pohohet se anëtarët e bandës i kanë shkelur rregullat për "respektim të jetëve dhe mkirëqenies së të pafajshmëve".
"Vendosëm t'i dorëzojmë drejtpërdrejtë të prëfshirët dhe përgjegjësit në ngjarje, të cilët tërë kohën vepronin sipas vendimit të vet dhe me mungesë të disiplinës", thuhet në letër. Në të, fraksioni Skropion u kërkon falje banorëve të Matamorosit ku u rrëmbyen amerikanët, një meksikaneje e cila humbi jetën gjatë të shtënave dhe katër amerikanëve dhe familjeve të tyre.
Viktimat, të cilët udhëtuan nga Braunsvili, Teksas, u sulmuan nga prita të premten e kaluar menjëherë pas arritjes në Matamoros me automobil me targa të Karolinës Veriore. ab/
Foto: Printskrin