Narko-kartelët meksikanë e kanë sulmuar me dronë fermën e El Çapos
- Guvernatori i shtetit veriperëndimor meksikan Sinaloa, i cili është i tronditur nga konflikti midis narko-kartelëve, deklaroi se qyteti i lindjes të narko-bosit meksikan Hoakin "El Çapo" Guzman, i cili aktualisht ndodhet në burg, dje ishte cak i sulmit me drone eksplozive.
- Post By Qefsere Abduli
- 08:15, 29 tetor, 2025
Meksiko Siti, 29 tetor 2025 (MIA) - Guvernatori i shtetit veriperëndimor meksikan Sinaloa, i cili është i tronditur nga konflikti midis narko-kartelëve, deklaroi se qyteti i lindjes të narko-bosit meksikan Hoakin "El Çapo" Guzman, i cili aktualisht ndodhet në burg, dje ishte cak i sulmit me drone eksplozive.
Bombardimet e goditën Badirguaton, vendlindjen e paraardhësit të familjes së El Çapos dhe një bastion historik të tregtisë me drogë në Meksikë, duke detyruar dhjetëra banorë të barktisin zonën, shpjegoi guvernatori Ruben Roça Moja.
"Në këto sulme me të vërtetë janë përdorur drone", konfirmoi guvernatori për gazetarët, duke i siguruar se qeveria po kujdeset për personat e zhvendosur.
Sulmet kishin për qëllim fermën La Tuna, i cili i takon familjes së El Çapos, ndërsa sipas dëshmitarëve, ishte cak edhe i pronave të tjera, ndërsa më shumë se 80 familje u kërcënuan nga grupe të armatosura. Sulmet me drone filluan më 16 shtator, sipas banores së Bakakoragua, një nga komunat Badiraguat, e cila e ka lëshuar fshatin e saj që në fillim të tetorit. qa/
Foto: Arkivi i MIA-s
🇲🇽 #Mexico: The home of El Chapo Guzmán’s mother was recently attacked by the Gulf Cartel (CDG) using explosives dropped from drones. The house is located in La Tuna, Badiraguato. The second footage shows the perspective of the drone operator as he drops the explosive payload… pic.twitter.com/pxsF4Htjnz
— POPULAR FRONT (@PopularFront_) October 28, 2025